Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, gjatë ditës së sotme vizituan familjen Emra me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut, profesorit dhe piktorit, Tahir Emra, i njohur edhe si një prej pionierëve të artit pamor në Kosovë.
Zyra e Kryeministrit se në këtë vizitë për ngushëllime, në të cilën u mirëprit nga familjarët e të ndjerit, kryeministri Kurti lartësoi figurën e shquar të piktorit Tahir Emra, si një akademik që do të inspirojë edhe brezat e ardhshëm.
Në librin e kujtimeve, kryeministri shkroi se vepra e tij do të rrojë e frymëzojë brezat pas nesh e artistë edhe jashtë nesh.
Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjarëve të akademikut, miqve të tij si dhe komunitetit kulturor.
“Piktor akademik, profesor i dashur, artist patriot, njeri i vendit e popullit tonë, vepra e të cilit do të rrojë e frymëzojë brezat pas nesh e artistë edhe jashtë nesh. Tahir Emrën e mbajmë fort në kujtesë të gjithë. Me mall dhe pikëllim, me nderime dhe admirim.”, shkroi kryeministri Kurti në librin e kujtimeve”, njofton ZKM-ja, shkruan Arbresh.info
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...