Me qëllimin kryesor për të investuar për burimin tonë më të vlefshëm, rininë, muajin e kaluar me 21 nëntor, u lansua fushata për imazhin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP). E tash një muaj më vonë, fushata vijon.
Si pjesë e fushatës për promovimin e arsimit dual, ditën e sotme kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin, vizituan dy ndërmarrje për të parë nga afër punën që po zhvillohet e aftësitë që po përftohen veçanërisht në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.
“Nxënësit që vizitoi kryeministri e të cilët janë pjesë e programit të arsimit dual, ishin nxënës të klasës së 11-të, që vijojnë arsimin dual rreth dy vite. Arsimi dual po zbatohet nga 920 nxënës në 12 profile, 14 komuna dhe 21 shkolla profesionale. Përgjatë shkollës së mesme të lartë, nxënësit pak më shumë se gjysmën e kohës e kalojnë në ndërmarrje dhe vende reale të punës”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, shkruan Arbresh.info
Kryeministri i bëri thirrje, ndërmarrjeve, nxënësve dhe prindërve për t’u përfshirë në zbatimin e arsimit dual, si modalitet premtues për ndërlidhjen e arsimit profesional me nevoja të tregut të punës.
Zbatimi i AAP-së është ofrimi i mundësisë për çdo të ri e të re për të ndjekur shkollimin profesional dhe mësimin e zanatit, është një premtim kyç i Qeverisë, për fuqi punëtore të kualifikuar për industritë tona e që rrjedhimisht i shërben dhe rritjes ekonomike dhe sociale në Kosovë.
Gjatë vizitës, prezent ishte dhe zëvendës ambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...