Në kuadër të vizitave që zhvilloi në komunën e Pejës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Peja, Fatmire Kollçaku dhe Gramos Agusholli, ndalesën e radhës e pati në kompaninë “ProPlast”.
Sipas noftimit, kjo kompani, e themeluar në vitin 2012, merret me shitjen dhe distribuimin e profileve dhe aksesorëve të ndryshëm për prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës, ndërsa pas disa vitesh punë dhe eksperiencë në këtë fushë, kompania “ProPlast”, në vitin 2022 ka filluar me prodhimin e dyerve dhe dritareve me makinerinë moderne CNC (Computer numerical control), përcjell Arbresh.info.
Kjo kompani ka 16 punëtorë.
“Kompania në fjalë është përfituese e masës 2.1 për subvencionimin e kredive investuese, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe ka të angazhuar një punëtor përmes platformës SuperPuna.”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti veçoi se kjo kompani, që lëndën e parë e merr nga Gjermania dhe Turqia, krahas prodhimit të tyre për tregun vendor, ka një vit që po eksporton edhe në vendet e Evropës Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë këtu Gjermaninë, Zvicrën, si dhe Austrinë.
Teksa i shprehu mirënjohje pronarit të fabrikës për kontributin në zhvillimin e ekonomisë së vendit, Kurti u zotua që Qeveria do të jetë përherë pranë tyre për t’u ndihmuar dhe mbështetur sepse paraprakisht janë ata që e ndihmojnë shoqërinë e Kosovës me punësimin e të rinjve.
Po ashtu, ai shtoi se me prodhimet që i kanë si ato që i shesin në tregun kosovar, edhe ato për eksport, kontribuojnë si në ekonominë e vendit ashtu edhe në buxhetin e shtetit me tatimet që paguajnë.
Ndërkaq, ministri Murati tha se është kënaqësi të kemi ndërmarrës të zellshëm të cilëve iu duhet vetëm një shtysë nga Qeveria që të arrijmë këto rezultate dhe suksese, deri te zgjerimi i kapacitetit prodhues. Ai potencoi se i kanë mbështetur bizneset dhe janë siguruar që gjatë këtyre dy viteve të kenë edhe çmime të përballueshme të energjisë elektrike, duke mbajtur çmimin më të lirë të energjisë elektrike në Evropë.
Kryeministri Kurti dhe ministri Murati e falënderuan pronarin e kompanisë Xhevat Molliqaj dhe djalin e tij Qëndrimin, si dhe të gjithë stafin për mikpritjen dhe i uruan atyre suksese të vazhdueshme.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...