Kurti vizitoi gjeneralin Bislim Zyrapi, i uroi shërim të shpejtë

14:54 | 3 Prill 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar mbrëmë gjeneralin Bislim Zyrapin.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Zyrapi po e merr veten pas një sulmi në zemër së fundmi ndërkohë që është në terapi të dializës, shkruan Arbresh.info.

“Pasi i ka kaluar disa ditë në gjendje kome dhe i intubuar, General Zyrapi është zgjuar duke u kthyer në jetë dhe tani po i përmirësohet shëndeti. Andaj bashkë me zëvendësministrin e mbrojtjes Shemsi Syla dhe këshilltarin politik Hajriz Sejdiu, i uruam të shkuara dhe shërim të plotë e sa më të shpejtë.”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai tha se me gjeneralin është takuar disa herë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në ato kohëra të vështira por edhe të lavdishme.

“kujtoj veçanërisht natën e 31 dhjetorit 1998, kur me Gjeneral Zyrapin dhe me luftëtarë e bashkëpunëtorë të tjerë, e patëm pritur bashkë vitin e ri 1999 në Nekovc të Drenasit. Gjeneral Bislim Zyrapi ka qenë Shef i Shtabit Operativ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë një kontribut të çmueshëm gjatë luftës çlirimtare në Kosovë më 1998 dhe 1999. Ndërsa paraprakisht, në gjysmën e parë të viteve ‘90, në Bosnje e Hercegovinë, Bislim Zyrapi ka luftuar edhe atje, si komandant i një njësie speciale gjatë gjithë periudhës gati katër vjeçare të rrethimit të Sarajevës e në mbrojtje të saj.”, ka shkruar mes të tjerash kryeministri Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme