Kurti vizitoi fshatrat Drejë, Dobrushë dhe Kashicë në Komunën e Istogut

17:58 | 19 Korrik 2024
KRG

Pas vizitës në vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, vazhdoi për në Komunën e Istogut, ku pa disa prej projekteve rrugore që kanë përfunduar, në Drejë, Dobrushë dhe në Kashicë, vlera e përgjithshme e të cilave është mbi 784 mijë euro.

Me këtë rast, në këtë vizitë, Kurti u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, më bashkëpunëtorë dhe bashkë takuan dhe u shoqëruan nga banorët nga komuniteti boshnjak të këtyre fshatrave me të cilët bashkëbiseduan për përditshmërinë si dhe nevojat dhe kërkesat e tyre, përcjell Arbresh.info.

Kurti rikonfirmoi mbështetjen e Qeverisë për komunitetet joshumicë dhe përkushtimin e saj për zhvillimin e mëtejmë të infrastrukturës në zonat rurale. Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Rexhepi, u shpreh e lumtur që po realizohen premtimet e dhëna nga qeveria për këtë zonë.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri, Hysen Durmishi, si dhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj. /Arbresh.info

Të ngjashme