Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi gjatë ditës së sotme qytetin e Pejës dhe festivalin e Anibarit. Këtë vit po zhvillohet edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, i cili po përcjellët edhe me aktivitete të shumta.
Kryeministri Kurti fillimisht qëndroi në Galerinë e Arteve të Pejës, ku edhe në kuadër të festivalit po shfaqen filma edhe në programin e realitetit virtual (VR). Filmat që janë pjesë e këtij programi janë “Missing 10 hours”, “Affiorare”, “Her name was Gisberta”.
Më tej, kryeministri vizitoi edhe kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ku u takua e bashkëbisedoi edhe me organizatorët e festivalit të Anibarit, të cilët i përgëzoi për organizimin e kësaj ngjarjeje.
Festivali Anibar po shfaq filma të ndryshëm nga fusha e animacionit, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, Galerinë e Arteve në qendër të qytetit në Kino Liqeni, dhe Kino Kubat në Parkun Karagaq. Përveç filmave, po zhvillohen edhe aktivitete e punëtori me një larmi temash, të cilat prezantohen nga personalitete të ndryshme.
Festivali filloi më datën 15 korrik dhe përmbyll edicionin e 15-të të saj ditën e nesërme.
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...