Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stamboll, vizitoi fabrikën e prodhimit të dronëve ushtarakë, Baykar, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv, Haluk Bayraktar dhe Drejtori i Teknologjisë, Selçuk Bayraktar.
Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë dhe është veçanërisht e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, njofton ZKM, përcjell Arbresh.info.
Kjo kompani ka gjithsej 4500 të punësuar, gjysma e të cilëve janë inxhinierë dhe mosha mesatare e të punësuarve është 29 vjet.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj drejtuesve të kompanisë Baykar për mënyrën se si është trajtuar me prioritet të lartë çdo blerje e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Aty, ai u njoftua për teknologjitë e reja që kjo kompani po zhvillon dhe pa nga afër prototipin e fluturakës luftarake pa pilot, Kizilelma.
Në korrik 2023, kryeministri Kurti bashkë me atëherë ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kishin prezantuar dronët Bayraktar TB-2 si pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë.
Ndërkaq, në nëntor të po të njëjtit vit, ministri i tanishëm i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte dekoruar Drejtorin Ekzekutiv, Haluk Bayraktar me medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...