Google ADS

Kurti vizitoi ekspozitën e artistit Rron Qena, “Udhët që më njohin”

13:19 | 21 Korrik 2024
E.G

Në Galerinë Kombëtare, mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi ekspozitën personale “Udhët që më njohin” të artistit Rron Qena, të kuruar nga Lulzim Zeqiri.

Ekspozita e artistit përbëhet nga 39 piktura të punuara në vaj të cilat shfaqin përjetime e emocione të autorit në qytetet e Prishtinës, Berlinit, Shkodrës e Bremenit.

Duke parë nga afër punimet e artistit, Kryeministri Kurti vlerësoi filozofinë artistike të Rron Qenës të shprehur përmes stilit dhe qasjes së tij në veprat e punuara me reflektim e kujdes në çdo detaj.

Ekspozita u hap të mërkurën e 17 korrikut dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 shtator./Arbresh.info/

Të ngjashme