Kryeminstri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot artistët Fatmir dhe Hyrije Krypa.
Ai tha se në shëpinë e tij, biseduan për raportin e brengës artistike me veprën e artit,shkruan Arbresh.info.
“Në shtëpinë e tij biseduam për raportin e brengës artistike me veprën e artit. E në zyrën time të punës, ku eventualisht ngjan e para pa të dytën, e kam të varur një prej punimeve të çmueshme e të bukura të tij “Qëndresa shekullore”. Ndërkaq në sallën e pritjes në kryeministri gjendet vepra “Malësorja V”, që nga i ndjeri Shyqri Nimani cilësohej si “Mona Lisa e Kosovës”.”, shkroi Kurti.
“Në atelienë e vatrës së tij prej muzeu të shpirtit të historisë së popullit shqiptar na mirëpriti sot Fatmir Krypa 82-vjeçar, së bashku me të shoqen Hyrije Krypa, e cila po ashtu është artiste e grafikës.”,shtoi ai./Arbresh.info/
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja