Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot zyrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për t’u njoftuar me punën e Agjencisë në planifikimin dhe realizimin e procesit madhor të regjistrimit të popullsisë, që do të fillojë në muaji prill 2024.
I shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri pa për së afërmi proceset teknike të përfunduara nga ASK, e që luajnë rol kyç në organizimin e procesit dhe mbarëvajtje e tij, përcjell Arbresh.info.
“Numri i regjistruesve dhe monitoruesve bashkë me tabletët dhe pajisjet e nevojshme për regjistrim tashmë janë është gati. Kryeministri tha se nuk ka proces më të rëndësishëm për planifikim sesa regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave dhe ofroi mbështetje të plotë për ASK-në ashtu që censusi të zhvillohet me përpikëri të nevojshme e sipas standardeve të EUROSTAT-it”, thuhet në njoftim.
Ushtruesi i detyrës së ASK-së, Avni Kastrati, bashkë me ekipin e drejtorëve të ASK-së, njoftoi Kryeministrin për hapat e radhës në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, përfshirë organizimin e regjistrimit të diasporës përmes platformës e-Kosova.
Kryeministri falënderoi ASK-në për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre.
“Qëndrojmë së bashku në realizimin e këtij projekti të madh, regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave”, tha Kurti./Arbresh.info/
“Jam koherente”/ Pse Egli ndryshoi qëndrim ndaj Rozanës pas ...
Ulqinakët kërkojnë anulimin e tenderit për dhënien me qira t...
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë d...
Berisha takim në Shkodër: Zgjodha këtë qytet për të nisur be...
Pesë shenjat jo aq të dukshme që tregojnë se fëmija juaj ësh...
Si të trajtoni një ndrydhje, çfarë tregojnë hulumtimet më të...