Google ADS

Kurti: Vizita e Stoltenberg dëshmon angazhimin e NATO-së për sigurinë e Kosovës

20:59 | 19 Nëntor 2023
E.G

Kryemininistri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që  vizita Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, Jens Stoltenberg, dëshmon për angazhimin e kësaj aleance ushtarake për sigurinë e Kosovës.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Kurti thotë se edhe Bashkimi Evropian tashmë zyrtarisht po ekspozon synimin e Rusisë për të provokuar konflikt në Ballkanin Perëndimor, shkruan Arbresh.info

“Vizita e ardhshme e Jens Stoltenberg në Kosovë dëshmon se angazhimi i NATO’s është i vendosur për sigurinë tonë. Me BE që ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është Sti sigurojë Kosovës statutin e kandidatit  në BE dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

 

Të ngjashme