Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron të nevojshëm dhe jetike inteligjencën artificiale në biblioteka. Me këtë rast, Kurti përmendi shtrirjen e internetit në tërë Kosovën.
Në ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë, kreu i ekzekutivit tha se Kosova renditet në mesin e 8 vendeve evropiane sa i përket shtrirjes së internetit në tërë vendin.
“Ekipi i saj dhe profesionalistët e saj do na tregojnë për veprimtarinë e shkëlqyeshme disa vjeçare. Qendra është dëshmi e përkushtimit për mbrojtjen e brezave të ardhshëm, e projektit për personat me aftësi të kufizuar. Një tjetër ngjarje e rëndësishme është kujtesa për Skënderbeun me koleksionin e librave të artistes britanike Patrica”, u shpreh Kurti.
“600 mijë materiale objekte digjitale, përfshirë Gazetën ‘Rilindja’, djegia dhe shkatërrimi në dorë të aksidenteve nuk ka pasur mundësi t’i mbaj këto materiale, e digjitalizimi e kalon rëndësinë që ka bërë të lehtë ruajtjen e informatave, duke siguruar që harresa të mos jetë kurrë opsion. Synimi është në arritjen e barazisë shoqërore duke ofruar qasje të barabartë për të gjithë. Vitin e kaluar e bëme me sukses lidhjen e territorit tonë me internet dhe kjo na rendit në mesin e 8 shteteve evropiane. Qeveria e ka në prioritet barazinë dhe qasjen e hapur nëpërmjet digjitalizimit, për të mirën e çdo qytetari të Kosovës për ta ndjerë Kosovën plotësisht të saj”./EO
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët