Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se kryeministri i shkarkuar Albin Kurti dhe dy vartësit e tij, ministri Arben Vitia dhe u.d ministri Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi dhe sqarime para gjithë qytetarëve për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani sot tek Konviktet.
“Sipas informacioneve të deritashme, djaloshi nga Gjilani i cili ka ardhur nga diaspora, ka kërkuar që të shkojë në vetizolim, ndërsa nuk është lejuar dhe është dërguar detyrueshëm në karantinë. Nga ana tjetër, qeveria Kurti, me vendime psikiatrike ka liruar nga karantina aktivistë e militantë të Vetëvendosjes. Ku është morali i kësaj qeverie? Ku është barazia e drejtësia që e proklamuan? Nga shkelës të Kushtetutës përfunduan edhe në shkelës të drejtave të njeriut!”, ka shkruar Deliu në llogarinë e saj në “Facebook”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...