Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e sotme me një dedikim të veçantë për gratë dhe vajzat.
Kurti tha se viti 2025 do të jetë viti i gruas në Republikën e Kosovës.
“Ky është adresimi im i parë për vitin 2025, po e fillojmë më një dedikim të veçantë për gratë dhe vajzat e Republikës së Kosovës, sepse viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë. Në mandatin tonë të parë kemi marrë hapa e vendime të shumta që ndikojnë në jetën dhe punën e grave. Mbi 12 mijë gra janë punësuar me mbështetje që qeverisë. 51 përqind e të rinjve të përfituar të platformës Super puna janë vajza. I kemi mbështetur mbi 60 mijë nënë lehona me shtesa për to dhe fëmijët e sapolindur”, tha Kurti në fillim të mbledhjes./Arbresh.info/
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...