Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Vllahi të Mitrovicës, në një piknik të organizuar nga anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie, me ç’rast para të pranishmëve u shpreh i bindur se Vetëvendosje do ta dëshmojë zotimin para popullit se asnjëherë nuk do të jetë sikur pushtetet e mëparshme.
Sipas tij, ka ardhur çasti që populli ta ndryshojë njëherë e përgjithmonë Kosovën, duke hapur kështu një kapitull të ri.
“Sot pesë javë janë zgjedhjet, sot pesë javë votojmë, fitojmë dhe sot pesë javë festojmë…Ditën po provojmë ta bëjmë 25 orë, duke shkuar anekënd Kosovës, meqenëse ka ardhur koha dhe çasti që populli e ka rastin për ta ndryshuar njëherë e përgjithmonë Kosovën, duke hapur një kapitull të ri pa korrupsion, me punësim, arsim cilësor, spitale që shërojnë, me pensione të dinjitetshme, me ara që punohen dhe gjithashtu me një qeveri e cila e ka kulturë shërbimin, e jo zullumin dhe zhvatjen. Na kanë vonuar shumë, na kanë penguar gjatë, mirëpo iu ka ardhur fundi…Unë jam i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do ta dëshmojë atë që është zotuar para popullit, që asnjëherë nuk do të jetë sikurse pushtetet e mëparshme”, ka thënë Kurti.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili para pak ditësh aderoi në Vetëvendosje, ka kërkuar nga banorët e këtushëm mbështetje të fuqishme për Albin Kurtin, duke u shprehur i bindur në fitore.
“Jam shumë i bindur, sepse mos të isha i bindur një milion për qind se fiton Albini, nuk isha ardhur në partinë e juaj, por jam i bindur një milion për qind, se njeriu që i duhet këtij vendi dhe këtij populli, pikërisht tani, është i vetmi Albin Kurti”, theksoi Bahtiri.
Në anën tjetër, kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujka, potencoi se nën udhëheqjen e Albinit kryeministër, do të vijë një qeverisje ku do të dominojë barazia sociale dhe zhvillimi ekonomik.
“Dashamirës të Vetëvendosjes dhe të gjithë ata që së bashku në krye me kryetarin e komunës Agim Bahtiri, iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje në këtë kauzën dhe kthesën e madhe, e cila pritet të ndodhë në Republikën e Kosovës, në një epokë të re, në një qeverisje ku do të dominojë e drejta, barazia sociale, dhe ku do të dominojë zhvillimi ekonomik i bazuar gjithsesi në prodhimin vendor”, u shpreh Mujka.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...