Kurti: Veprimet tona nuk paraqesin vepër penale

10:18 | 29 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti në fjalën e tij përfundimtare në seancën e sotme gjyqësore ku edhe pritet të jepet fjala përfundimtare e prokurorit, mbrojtjes dhe të akuzuarve, ka thënë se veprimet e tij dhe të tre të akuzuarve të tjerë janë padëgjueshmëri parlamentare e jo vepër penale, shkruan arbresh.info.

Ai para trupit gjykues ka deklaruar se as që e kanë menduar se cilat ligje po i shkelin, pasi që siç thotë preokupim për ta ka qenë Kushtetuta dhe territori.

“Ne as qe kemi menduar se cilat ligje po i shkelim, sepse preokupimi ynë ka qenë Kushtetuta dhe territori”, tha Kurti gjatë fjalës së tij përfundimtare./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme