Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën në veri të vendit dhe për kryetarët që zunë vendet në institucione, pas mbajtjes së zgjedhjeve. Siç shprehet Kurti, ata janë në ato vende sepse nuk u detyruan, por, pasi Lista Serbe bojkotoi zgjedhje.
“Fillimisht, u larguan nga institucionet, më pas refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar komunash”, u shpreh Kurti në një intervistë për RTV SLO.
Aktualisht, thotë tutje Kurti, “për shkak të situatës në veri të Kosovës, ndaj vendit tonë demokratik janë në fuqi disa sanksione apo masa të Bashkimit Evropian”.
“Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kur u pyet për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës pas mos-gatishmërisë së Qeverisë për të de-përshkallëzuar situatën në Veri të Kosovës sipas kërkesave të komuniteti ndërkombëtar.
“Shpresoj se ata do të ndryshojnë mendje. Ne po punojmë me komunitetin ndërkombëtar për ta bërë të mundur këtë. Unë jam duke punuar shumë dhe duke përgatitur gjithçka që zgjedhjet në veri të mbahen këtë vjeshtë”, u shpreh Kurti.
Kurti, ka folur edhe për marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor.
“Marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor mund të normalizohen vetëm me njohjen de jure dhe de facto të njëri-tjetrit. Sepse, siç e dini, në Ballkanin Perëndimor ndonjëherë kemi njohje de jure pa njohje faktike, dhe ndonjëherë njohje de facto pa njohje ligjore. Por ne kemi nevojë për të dyja, kjo duhet të zbatohet për të gjitha vendet”, u shpreh Kurti.
Duke folur për bilancin ekonomik që i kanë shkaktuar masat shtrënguese të Unionit ndaj Kosovës, Kurti pohon se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit – marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së e cila paraqet një fazë të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së – aktualisht është i ngrirë.
“Huatë dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit Evropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i BE-së”, thotë ai.
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Ukraina godet territorin rus me raketa amerikane
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...