“Libri “Kosova: një histori e shkurtër”, ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën”, tha Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në premierën e filmit dokumentar kushtuar veprës së Sir Noel Malcolm.
Kurti vlerësoi lart kontributin e Sir Noel Malcolm dhe librin e shkruar për Kosovën, pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike, përcjell Arbresh.info.
“Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit”, tha Kryeministri.
Duke vlerësuar lart figurën e tij, Kurtitha se ishte nder dhe kënaqësi prania e sotme e Sir Noel Malcolm në Kosovë, i cili e kishte menduar ta shkruante këtë libër për publikun perëndimor, me idenë që të rrëfente dhe sqaronte duke shpjeguar, e të shpjegonte duke dokumentuar dhe argumentuar për Kosovën, e cila ndodhej në prag të luftës.
“Dhe vërtet ky libër ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën. Aq më tepër që “Kosova: një histori e shkurtër”, u shkrua pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike. Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit”, u shpreh Kurti.
Me mbresat më të mira nga dokumentari për të dhe me vlerësimet më të larta për veprat e tij historiografike, Kryeministri Kurti falënderoi Sir Noel Malcolm, dhe i uroi shumë shëndet dhe mbarësi në punët akademike./Arbresh.info
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...
Rizvanolli nesër takon përfaqësues të KOSST dhe KEDS-it
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...