Në ditën e parë të qëndrimit në Stamboll, kryeministri i vendit, Albin Kurti, vizitoi dje dhe vendosi lule të freskëta te varri i Sami Frashërit, pikërisht në datën e lindjes së tij, më 1 qershor.
Pranë pushojnë gruaja, Emine Veliye dhe djali i tij, Ali Sami Yen.
“Herën e fundit për vizitë dhe homazhe te varri i Sami Frashërit, kryeministri Kurti ishte në vitin 2019. Sivjet, me 18 qershor, bëhen 120 vjet nga vdekja e rilindasit, Sami Frashëri, si dhe 125 vjet nga vepra e tij monumentale “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, për të cilën kryeministri Kurti në Ankara, gjatë vizitës në Qendrën Kulturore Shqiptare atje që mban emrin e Samiut, tha se është një gjë shumë e rrallë që një vepër, e cila ka një shekull e një çerek shekulli, të jetë aq aktuale kushdo që e lexon, dhe se si e tillë, ajo duhet të lexohet e rilexohet, mësohet e studiohet nga të gjithë shqiptarët”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi./Arbresh.info
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...