Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar sërish iniciativën për krijimin e “Mini Shengenit”, ballkanik.
Kurti ka thënë se arsyeja e mospjesëmarrjes së Kosovës në takimet e Novi Sadit dhe Ohërit, ku është diskutuar për “Mini Shengenin”, kanë të bëjnë me mosnjohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.
Sipas tij, Kosova do të mund të merrte pjesë në takimin e radhës mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut edhe Serbisë, nëse mbahet reciprociteti i Kosovës me shtetin serb.
“Nëse Mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë. Do mblidhja qeverinë dhe biznesin për pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Patentat e Kosovës nuk pranohen në Serbi, gjobitësh dhe 800 euro. Serbia nga Mini Shengeni kërkon të shfrytëzojë dy autostradat tona milionëshe”, ka thënë Kurti, në Tch, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se i pari i VV-së, njëherazi kandidat për kryeministër të Kosovës ka kritikuar më herët nismën e “Mini Shengnit”, ku nuk ka qenë e përfshirë në diskutime Kosova.
Kurti ishte shprehur se takimi në mes të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit në Novi Sad dhe në Ohër ishin gabim në hapa.
Kurti kishte thënë se nuk e kupton nxitimin që po bëhet për “Mini shengenin” ballkanik, dhe se Shqipëria ka mundur të pres të formohet Qeveria e re e Kosovës.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor