Google ADS

Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale në Podujevë

14:07 | 29 Nëntor 2024
Q L

Pas përurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Sallës së Edukatës Fizike pranë Shkollës “Ali Ajeti”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit,  Arbërie Nagavci dhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të Shkollës së Mesme Profesionale në Komunën e Podujevës.

Me vlerën prej 2.43 milionë euro, ky projekt është bashkëfinancim i MASHTI-t dhe Komunës së Podujevës, ku MASHTI-i po kontribuon me 1.8 milionë euro, kurse Komuna me 630 mijë euro.

Objekti do të ketë kushte moderne ku përveç kësaj tualetet do të jenë edhe për nxënës me nevoja të veçanta.

Kryeministri përgëzoi të gjithë për këtë ide të shkëlqyeshme dhe për këtë vendosje të gurthemelit të Shkollës së Mesme Profesionale, shkruan Arbresh.info

Në bazë të kontratës punë kryesi është zotuar që për 14 muaj apo 420 ditë do t’i përmbyllë këto punime. Do të lidhen edhe me Parkun Industrial dhe në këtë mënyrë edukimi dhe ekonomia po bëhen bashkë gjithandej Kosovës e posaçërisht këtu në Komunën e Podujevës në trevën e Llapit” tha kryeministri.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtimi Bulliqi, tha se ky është njëri prej projekteve më të rëndësishëm për komunën, për faktin se jo vetëm se po bëhet një shkollë e parë e kompetencës në këtë komunë por po krijohet një hapësirë e re, duke liruar hapësirat tjera që do të vihen në shërbim të nivelit fillor./Arbresh.info/

 

Të ngjashme