Google ADS

Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Shtimes

16:16 | 28 Dhjetor 2024
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur sot gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Shtimes, një projekt që do të përmbushë kërkesat e qytetarëve të kësaj komune.

Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu Kryetari i Komunës së Shtimes,  Qemajl Aliu, ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, si dhe kolegë nga Kuvendi dhe Komuna.

“Vendosëm gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Shtimes. Ta gëzojmë! Aty, ishim bashkë me Kryetarin, Dr. Qemajl Aliun, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqin, kolegë nga Kuvendi e Komuna. Ky objekt modern do t’i përmbushë kërkesat e qyetarëve tanë në Shtime. Vazhdojmë me shumë punë të tjera të reja e të mira”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme