Në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë ditë të rënda për shkak të koronavirusit, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është solidarizuar me popullin amerikan.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, publikoi një foto në Twitter duke u rreshtuar në përkrahje të popullit mik.
“Sot vendosëm flamurin amerikan në ndërtesën e qeverisë së Kosovës. Jemi shumë të mërzitur që gjysmë milioni amerikanë janë infektuar me koronavirus. Në ditë të errëta, Amerika ndriçon si fener për miliona njerëz dhe sot ne qëndrojmë së bashku në solidaritet. Edhe kjo do të kalojë”, shkroi Kurti në Twitter
https://twitter.com/albinkurti/status/1249043984644739073
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku