Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë vendime të pavarura dhe ndalimi i dinarit në vendin tonë është i panegociueshëm.
“Në katër komunat në veri janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro. Euroja është valutë që na vjen nga BE-ja. Ne nuk jemi duke i thënë askujt merre valutën lekë të Shqipërisë apo një valutë të re dardan të Kosovës, por euron. Euro si mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në Republikën e Kosovës nuk është një çështje e negociueshme”, ka theksuar Kurti për media pas homazheve tek shtatorja e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut dhe Ilir Konushevcit në Podujevë..
Sipas kryeministrit Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur dhe se “rregullat të cilat ata i sjellin, rregulloret të cilat ata i miratojnë janë krejtësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin”.
Ai tutje theksoi se duhet të lihet e qetë Banka Qendrore e Kosovës dhe guvernatori Ahmet Ismajli që ta bëjë punën e tij, ashtu siç e ka fituar besimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu Kurti theksoi se në Kosovë e vetmja valutë e shkëmbimit dhe shitblerjes është euro dhe se Qeveria nuk është duke dashur të ndëshkoj askënd, por të sjellë ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe rregullsi.
“Edhe në veriun e Kosovës, edhe gjithandej ku ka serbë në Kosovë që janë një komunitet, mua më ka kryeministër e Ahmet Ismajlin e ka guvernator“, tha Kurti./rtk
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës