Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vazhduar me premtimet që do t’i realizojë në momentin e marrjes së qeverisjes së vendit.
Kurti përmes ‘tweet’ ka premtuar se në qeverisjen e tij do t’iu sigurojë punësim të rinjëve prej moshës 16-18 vjeç në mënyrë që t’i tregojnë aftësitë dhe përvojën e punës, shkruan portali arbresh.info
“Rinia jonë është krenaria jonë. Mjerisht, shumë janë larguar për shkak të mungesës së perspektivës dhe korrupsionit të përhapur.
Ne do ta përmbysim këtë trend duke investuar në arsimimin dhe idetë e tyre inovative sepse rinia jonë ka provuar se duke pasur të njëjtat mundësi ata mund të tejkalojnë moshatarët e tyre.
Ne do të sigurojmë punësim të garantuar një vjeçar për 16-18 vjeç për të përmirësuar aftësitë dhe përvojën e punës. Ne do të sigurojmë 1.000 bursa në shkencat teknike dhe natyrore për vajzat në mënyrë që të rregullojmë gradualisht pabarazinë gjinore dhe të barazojmë fushën e lojës.”- shkroi Kurti.
Tutje lideri i VV-së tha se do të krijojnë Fondin për Kërkime Shkencore, një Tekno-park, një fakultet të IT dhe të sigurojmë qasje në zyra falas për fillestarët, për të përgatitur rininë tonë për të ardhmen konkurruese. 2000 grante të dedikuara për inovacionin do të sigurohen çdo vit për të rinjtë në të gjithë vendin.
Dhe me skemat tona të mbështetjes së strehimit, ne do ta bëjmë më të lehtë për familjet e reja për të gjetur shtëpi të përballueshme për të filluar jetën e tyre të re, këtu në Kosovë.
Së bashku ne mund të fitojmë të ardhmen- përfundoi ai. / arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...