Google ADS

Kurti uron Suedinë: Mezi presim ushtarët suedez të vijnë për të mbrojtur kufirin tonë nga agresioni i Serbisë

22:05 | 7 Mars 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Suedinë për anëtarësimin e saj në NATO.

Kurti me anë të një postimi në platformën X, ka thënë se mezi pret që ushtarët e parë suedez të vinë në Kosovë për të mbrojtur kufirin kundër agresionit të Serbisë, përcjell Arbresh.info

“Urime Suedisë që u bë anëtari i 32-të. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë të KFOR-it për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme