Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar të gjithë banorët shqiptarë të Malësisë me rastin e një vjetorit të themelimit të komunës së Tuzit. Tuzi morri statusin e komunës vitin që shkoi dhe zgjedhjet u fituan nga një kryetar shqiptar pas një bashkimi të forcave politike shqiptare në Mal të Zi.
“Përvjetori i komunës së Tuzit për banorët e saj është gëzim sepse u arrit për herë të parë pas gati më shumë se gjysëm shekulli mundësia e artikulimit të interesave të tyre në rrafshin e administrimit lokal, kurse për partitë politike shqiptare që e udhëheqin komunën është obligim për të realizuar premtimet e tyre”, ka thënë Kurti.
Mirëpo ai ka shtuar se duhet ende punë për t’u bërë në emancipimin e shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe në lejimin e përdorimit të flamurit shqiptar.
“Përvjetori është rast i mirë për të shikuar pas vetes se çka u arrit nga dita që u mor komuna. Pa dyshim se ndryshimet në të mirë shihen, mirëpo, duhet punuar shumë në emancipimin politik qoftë në rrafshin simbolik, në përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, qoftë në rrafshin pragmatik të përkufizimit administrativ të pronës që i takon komunës së Tuzit në Malësi të Madhe. Sfidat janë të mëdha por përkrahja është po ashtu e madhe, prandaj më lejoni që nga zemra t’ua uroj në rend të parë banorëve të Malësisë së Madhe këtë ditë të shënuar, ndërkaq partive politike shqiptare mbështetje institucionale të shtetit të Kosovës në rrugën që keni para vetes” “Urime përvjetorin e komunës së Tuzit dhe punë të mbarë!”, ka shkruar Kurti.
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita