Kurti uron Shqipërinë për kualifikim në EURO 2024: Ndeshje e paharrueshme… Urime!

08:36 | 11 Shtator 2023
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kombëtaren shqiptare për fitoren e mbrëmshme ndaj Polonisë me rezultat 2:0, si dhe kualifikimin e Shqipërisë në EURO 2024.

Sipas tij, fitorja e mbrëmshme e Shqipërisë e përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme për Kosovën dhe Shqipërinë, raporton Arbresh.info.

“Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024. Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo! “, shkruan Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme