Google ADS

Kurti uron ShBA-në për Ditën e Pavarësisë: Aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona

11:33 | 4 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatë i pazëvendësueshëm në arritjet tona.

Kurti më rastin e 4 korrikut Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, ka thënë se në deklaratën e e pavarësisë e këtij shtetit janë Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale.

Postimi i plotë i Kurtit:

Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.
Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.
Gëzuar 4 Korrikun!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme