Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uruar me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se muaji i agjërimit kufizon lakminë e gojës e të barkut dhe lartëson bujarinë e drejtësinë e zemrës dhe mendjes, transmeton portali arbresh.info.
Tutje Kurti ka kërkuar nga besimtarët myslimanë të respektojnë udhëzimet e mjekëve dhe masat kufizuese edhe gjatë këtij muaji të shenjtë.
Ky është urimi i plotë:
Të dashur besimtarë myslimanë, pas pak orësh fillon muaji i shenjtë i Ramazanit.
Ky muaj, për besimtarët është muaji i agjërimit, i cili kufizon lakminë e gojës e të barkut, dhe lartëson bujarinë e drejtësinë e zemrës e të mendjes. Është muaji ku më shumë sheh e dëgjon shpirti, sesa veshi e syri.
Në këtë muaj të devotshmërisë besimtari i përkushtohet Zotit dhe shton kontributin e vet për komunitetin dhe për njerëzit në nevojë. Zakonisht Ramazani është muaj që forcon shoqërinë e bashkësinë, me vizitat për iftar te njëri-tjetri e me mbledhjet në xhami për t’u falur e për të biseduar. Mirëpo sivjet nuk do të jetë kështu. Institucionet fetare, myftinjtë e hoxhallarët po iu bëjnë thirrje besimtarëve të ruajnë distancën sociale dhe të rrinë në shtëpitë e tyre. Dhe kjo thirrje duhet respektuar, që të mbrojmë njëri-tjetrin prej sëmundjes së rrezikshme, të cilën do ta kalojmë sa më shpejt, me ndihmën e Zotit e të mjekësisë. Pra, të dashur besimtarë, respektojini udhëzimet e mjekëve e kufizimet qeveritare, edhe gjatë Ramazanit.
Unë ua uroj gjithë myslimanëve Ramazanin, dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të agjërimit. Shpresoj që të gjithë ne të udhëzohemi kah e drejta, pra të gjithë, të çdo feje, besimtarë e jobesimtarë, sepse kohë të vështira po afrojnë në vendin tonë, për shkak të lakmisë së pakufizuar të disave. Zoti na ndihmoftë.
Ramazan të mbarë, të dashur miq myslimanë!./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç