Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit të Republikës së Kosovës në shënim të 16-vjetorit të Pavarësisë, ka uruar qytetarët e Kosovës.
Kurti ka filluar duke kujtuar 25- vjetorin e masakrës së Reçakut, 26- vjetorin e Epopesë së UÇK-së , e deri në shënimin e 25- vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Urimi i plotë:
“Gëzuar e urime të gjithë qytetarëve të Republikës, Pavarësia e Kosovës!
Para një muaji ne kujtuam 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, pas tri javëve përkujtojmë 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ndërkaq pas 4 muajve do të shënojmë 25- vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Pra, rezistenca e çlirimi i paraprijnë pavarësisë të cilën e gëzojmë sot dhe e forcojmë nëpërmjet institucioneve të shtetit, zhvillimit të ekonomisë, progresit demokratik e shoqëror.
Ky 16-vjetor e zë Kosovën me pasaportën e saj të fuqishme si asnjëherë më parë, duke mundësuar që qytetarët të lëvizin lirshëm në 35 vende. Gjithashtu, edhe në aspektin ekonomik e demokratik edhe në aspektin e sigurisë e të integritetit, mund të themi e duhet të themi që Republika jonë e përbashkët asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë e sigurt, e lirë dhe demokratike.
I bashkëngjitëm përkujtimit të presidentes edhe kryeparlamentarit për të gjithë heronjtë, dëshmorët, martirët, për ata të cilët u flijuan e sakrifikuan, punuan e u angazhuan për Republikën e Kosovës, për Pavarësinë tonë. Duke i përkujtuar ata, ne ia përkujtojmë vetes edhe çfarë çmimi të lartë kemi paguar për të mbërritur këtu, por njëkohësisht edhe rrugën të cilën do ta vazhdojmë, sigurisht, drejt integrimeve evropiane e euroatlantike, për çfarë një falënderim i veçantë u shkon partnerëve tanë, aleatëve tanë ndërkombëtarë që na mbështetën e na ndihmuan.
Të arriturat i mbrojmë, sfidat i tejkalojmë e sukseset i shtojmë bashkë!”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...