Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët serb të besimit ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve, përcjell Arbresh.info.
“Qytetarëve tanë të komunitetit serb të besimit ortodoks që festojnë sipas kalendarit julian, Gëzuar Krishtlindjen! Kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve. Festën e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, lumturi dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve, që frymëzim i kanë mësimet e Jezu Krishtit”, ka shkruar Kurti.
Mes tjerash, Kurti u shpreh se Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës
“Përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë. Ta festoni gëzuar Krishtlindjen në familjet tuaja!”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë