Google ADS

Kurti uron presidentin e SHBA-së, Joe Biden

19:44 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ish kryeminsitri i Kosovës, njëherit edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar presidentit tashmë të zgjdhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti e ka quajtur Biden mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës, transmeton arbresh.info.

Kurti ka thënë se pret që të forcohen marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

“Urime për fitoren e tij historike, Joe Biden. Një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme