Kurti uron kryeministrin e ri të Polonisë: Kosova mezi pret të i forcoj lidhjet tona të përbashkëta evropiane

21:22 | 12 Dhjetor 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Donald Tusk për marrjen e mandatit të kryeministrit të ri të Polonisë.

Kurti me anë të një postimi në platformën X, ka thënë se Kosova mezi pret që të forcoj lidhjet me Poloninë.

“Urime kryeministrit Donald Tusk në emërimin e tij. Në një epokë sfiduese për demokracinë, të dëshmosh angazhimin aktiv të popullit polak është frymëzuese. Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme