Google ADS

Kurti uron kryeministrin e ri të Britanisë: Presim bashkëpunim

14:48 | 5 Korrik 2024
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Keir Starmer, për përzgjedhjen kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Me anë të një postim në “X”, Kurti i ka uruar Starmer-it të gjitha të mirat në drejtimin e vendit, duke thënë se pret bashkëpunim.

“Urime për Keir Starmer dhe Partisë Laburiste në fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e kaluar. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe presim bashkëpunim”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme