Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof.
Në urimin e tij, Kurti tha se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me Schoof, në zgjerimin e marrëdhënieve Kosovë-Holandë, promovimin e përbashkët të paqes e sigurisë, shkruan Arbresh.info.
“Urime për Dick Schoof në emërimin e tij si kryeministër i Holandës. Mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin në zgjerimin e raporteve Kosovë-Holandë dhe promovimin e përbashkët të paqes, sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti në “X”.
Congratulations to @MinPres Dick Schoof on his appointment as the Prime Minister of the Netherlands. I look forward to continue our cooperation in expanding 🇽🇰🇳🇱relations and jointly promoting peace, security, development and democracy in the Western Balkans.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 2, 2024
Dick Schoof, erdhi në krye të qeverisë holandeze pasi Mark Rutte lëshoi këtë post për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...