Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti uroj që Krishtlindja të na e sjellë afër mendjes dhe zemrës se kujdesi dhe dashuria për tjetrin nuk duhen parë si privilegje, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Urime Krishtlindjen!
Të dashur besimtarë të krishterë, urime këtë datë të shënuar!
Uroj që Krishtlindja të na e sjellë afër mendjes dhe zemrës se kujdesi dhe dashuria për tjetrin nuk duhen parë si privilegje. Ato janë përgjegjësi ndaj çdonjërit që të jetoj me dinjitet.
Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim.
Andaj këtë festë të Krishtlindjes le të reflektojmë me mirënjohje dhe falënderim, për atë që kemi te njëri-tjetri.
Për çdo vit kjo periudhë na gjen pranë familjes e miqve me shpresën e pakursyer se e mira te njeriu e te shoqëria nuk pushon së çeluri.
U bëftë më e mira për të gjithë, e veçanërisht për ata që sakrifikojnë nga vetja për të tjerët!
Urime Krishtlindja!/Arbresh.info
Ukraina raportohet të ketë nisur ofensivë të re në Kursk të ...
“Dasmë në shtëpi?”, për kë po flasin Xuxi dhe Drenusha?
Vazhdon të ketë kolona të gjata në Merdarë për të dalë nga K...
Aksidentet në 5 ditët e para të 2025 në Shqipëri, 5 të vdeku...
Bajrami: Në katër vitet e fundit infacioni ka qënë 21.5%
Meloni në vizitë të papritur në rezidencën e Trumpit