Kurti uron Kosovën: Emocionet do të na shoqërojnë deri në fund të kualifikimeve

07:28 | 13 Nëntor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së kombëtares së Kosovës kundër Izraelit.

Me anë të një postimi në Instagram Kurti u shpreh se emocionet do të na shoqërojnë deri në fund të këtyre kualifikueseve, shkruan Arbresh.info.

“Ndeshje jo e lehtë sonte për ekipin tonë, por të cilën e kaluan me sukses. Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, pas asaj me Andorrën. Tash drejt Zvicrës në një tjetër përballje futbollistike të veçantë, ku ndeshja e fundit në Prishtinë u karakterizua nga një barazim plot emocione. E mesa duket, emocionet do të na shoqërojnë deri në fund të këtyre kualifikueseve”, tha Kurti.

Kosova ka arritur të gjejë fitoren e dytë në kuadër të kampanjës kualifikuese në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” mposhtën izraelitët me rezultat 1-0, me anë të golit të Milot Rashicës në minutën e 41-të/Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kosova triumfon minimalisht ndaj Izraelit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme