Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët serb të besimit ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë ndërsa u ka dëshiruar besimtarëve ortodoks paqe dhe gëzime.
“Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë. Në këtë ditë të veçantë i dërgoj urimet më të mira për të gjithë bashkëqytetarët tanë nga komuniteti serb të besimit ortodoks që festojnë sot. Gëzuar Krishtlindjen! Ju dëshiroj paqe dhe gëzim”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane