Kryeministri Kurti i dërgon letër urimi Kancelarit Federal të Austrisë, Alexander Schallenberg
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Alexander Schallenberg, me rastin e zgjedhjes Kancelar Federal i Austrisë.
Kryeministri Kurti e ka uruar Schallenberg, për marrjen e detyrës, duke konfirmuar vullnetin për përforcim të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.
“Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej”, ka thënë ai.
Duke theksuar se qeveria jonë e re është e orientuar drejt reformave dhe e etur për të përmbushur të gjitha kriteret që na afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian, kryeministri Kurti ka theksuar që së bashku me popullatën e re, do të sjellim ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi dhe rajoni./ARBRESH.INFO/
Letra e plotë e Kryeministrit Kurti:
I nderuar kancelari Schallenberg,
I nderuar koleg,
Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës dëshiroj t’ju përgëzoj për emërimin tuaj Kancelar i Austrisë.
Jetojmë në kohë të jashtëzakonshme që kërkojnë burrështetas dhe liderë të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt se ju do ta udhëhiqni Austrinë drejt tejkalimit të sfidave ekonomike dhe sociale, që janë pasojë e pandemisë COVID-19. Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej.
Meqenëse qeveria jonë e re është e orientuar drejt reformave dhe e etur për të përmbushur të gjitha kriteret që na afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian, shfrytëzoj rastin që t’ju konfirmoj vullnetin për përforcim të bashkëpunimit ndërmjet qeverive tona. Së bashku me popullatën tonë të re, ne do të sjellim ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi dhe rajoni ynë.
Ju uroj shëndet dhe shumë suksese në detyrën tuaj të re.
Organizata “Qika” hedh tym të zi në oborrin e Klan Kosovës
Hidhet tritol në biznesin e personazhit të njohur të TikTok,...
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...