Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët turk në Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës duke i falënderuar qytetarët e vendit nga ky komunitet për kontributin e dhënë në vazhdimësi për ndërtimin dhe lartësimin e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se vitin e kaluar, qeveria ka krijuar kushte edhe më të mira për realizimin e të drejtave të komunitetit turk, si për përfaqësimin e tyre në institucionet e nivelit qendror, ashtu edhe në sigurimin e të drejtave për përdorimin e gjuhës turke, shkruan Arbresh.info.
“Në tetor të vitit të kaluar krijuam bazën ligjore që mundëson mbajtjen e konkurseve nëpër ministri për vende pune të rezervuara vetëm për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë dhe tashmë shpalljen e tyre, në mënyrë që kuota prej 10% sipas ligjit për vendet e punës për anëtarët e komuniteteve joshumicë të mund të realizohet.”
“Gjuha turke është gjuhë zyrtare në nivel të komunës së Prizrenit dhe Mamushës dhe në përdorim zyrtar në komunat e Gjilanit, Vushtrrisë dhe Prishtinës. Sivjet, komuna e Mitrovicës së Veriut ka adoptuar vendimin për njohjen e gjuhës turke si gjuhë tradicionale në atë komunë. Po ashtu, për herë të parë në Kosovë, një komunitet po merret në mbrojtje si pjesë e listës së trashëgimisë kulturore, përkatësisht asetit “Opusi i shoqërisë kulturore të komunitetit turk në Prizren” në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore.”, shtoi ai.
Ai tha se beson që prej regjistrimit të popullsisë do të ketë më informacione edhe më të mira për numrin e qytetarëve të Kosovës nga komuniteti turk.
“Besojmë se dhe prej regjistrimit të popullsisë që po bëhet tani, do të kemi informacion edhe më të mirë për numrin e bashkëqytetarëve tanë nga komuniteti turk, dhe synojmë që me këtë informacion të forcojmë më tej buxhetet për ta si dhe të drejtat e tyre për përfaqësim në institucione. Me këto të drejta dhe me këtë përfaqësim, forcojmë shtetin tonë multietnik dhe projektohemi drejt sukseseve të përbashkëta. Birlik ve beraberliğimizin sembolü 23 Nisan Kosova Türkleri Milli Bayramımız Kutlu Olsun!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...