Kurti uron ditën e Shën Luçisë: Kjo histori le të shërbejë si frymëzim për të gjithë

22:31 | 13 Dhjetor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, në shënim të ditës së Shën Luçisë.

“Është inkurajuese kur diplomacia shtrihet përtej mureve të zyrave tona dhe na bashkon për të festuar traditat e dashura të miqve tanë në Kosovë.” tha kryeministri në fjalën e tij.

Me rastin e kësaj feste, ai theksoi rëndësinë e reflektimit mbi rrëfimet që na kujtojnë fuqinë e qëndrueshme të dhembshurisë dhe forcën e shpirtit njerëzor.

Kryeministri Kurti tha se këto histori, si ajo e Shën Luçias, le të shërbejnë si frymëzim për të gjithë, për të ofruar kujdes dhe solidaritet për të tjerët pranë nesh.

Ai i uroi të pranishmit, popullin suedez dhe të gjithë ata që e festojnë, ditën e Shën Luçisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme