Google ADS

Kurti uron ditën e komunitetit goran, vlerëson rolin e tyre në forcimin e tolerancës në Kosovë

16:18 | 6 Maj 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Redžepi, priti në takime të ndara përfaqësuesit politikë, kulturorë e shoqërorë të komunitetit goran në Kosovë, me rastin e 6 Majit, festës zyrtare të qytetarëve të komunitetit goran në Kosovë – Ditën e goranëve.

Në një fjalë rasti, kryeministri Kurti ua uroi të gjithë pjesëtarëve të komunitetit goran në Kosovë këtë ditë.

Kryeministri e vlerësoi të rëndësishëm rolin e komunitetit goran në forcimin e tolerancës dhe diversitetit në shoqërinë kosovare. Ai theksoi se e çmon lartë angazhimin e tyre në mbrojtjen e identitetit dhe ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve.

Përfaqësuesit e komunitetit goran e uruan kryeministrin Kurti për detyrën dhe ritheksuan vullnetin e gatishmërinë e komunitetit për të kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme