Google ADS

Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi demokratik dhe paqësor

16:27 | 27 Nëntor 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Ditën e Forcës.

Kurti ka thënë se FSK-ja është ushtri e një vendi demokratik dhe paqësor.

Me anë të një videoje të publikuar në Facebook, Kurti shkruan se FSK sot hapi dyert e shtatë kazermave të saj në tërë Kosovën, për t’u treguar qytetarëve të Kosovës që Forca është këtu për mbrojtjen e tyre dhe të sovranitetit territorial të shtetit tonë, shkruan Arbresh.info

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri e një vendi demokratik dhe paqësor, që fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin afatgjatë i ka parime të politikave të saj. Prandaj është kaq e natyrshme që në Ditën e Forcës, FSK-ja i hap dyert e shtatë kazermave të saj në tërë Kosovën, për t’u treguar qytetarëve të Kosovës që Forca është këtu për mbrojtjen e tyre dhe të sovranitetit territorial të shtetit tonë dhe për t’u treguar të gjithëve që Kosova është një shtet paqedashës, por edhe i gatshëm të sakrifikojë për ta mbrojtur paqen dhe e aftë të kontribuojë për paqen në botë krah aleatëve të saj.

Duke e forcuar Forcën tonë, e forcojmë dhe e bëjmë më të qëndrueshme Republikën. Duke e forcuar Forcën tonë, e forcojmë pozicionin e shtetit tonë krah aleatëve tanë në forumet dhe në arkitekturën ndërkombëtare dhe demokratike të sigurisë.

Urime Dita e Forcës!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme