Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Festën e “28 Nëntorit”
Me anë të një postimi në Facebook ai ka thënë se kjo festë e gjen .me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkruan Arbresh.info
“Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot.”, ka shkruar ai.
Kryeministri Kurti theksoi se nuk do të kursejnë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht.
“Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari.”, ka shkruar Kurti.
“Gëzuar 28 Nëntori!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...
Dita e Pavarësisë, Ceremonia solemne në sheshin e Flamurit n...
Dita e Pavarësisë, BE: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër fam...
Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Shqipëria si shtet pas tërë këty...