Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ai asnjëherë nuk ka dhënë premtim për heqjen e vizave.
Kurti deklaroi se heqja e vizave për Kosovën nuk po ndodh për shkak se disa vende nga Bashkimi Evropian po hezitojnë.
“Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave. Kemi pasur raste kur në të kaluarën kanë thënë se do të ndodh për 12 muaj, 15 muaj. Mua asnjëherë nuk më keni dëgjuar ashtu”- tha Kurti.
“Muajin e ardhshëm bëhen katër vjet kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave. Por, ka vende që ende hezitojnë dhe rezistojnë. Ka edhe deklarata që nuk janë në linjë as me vet Brukselin, por më shumë s’kemi çka të bëjmë”.
Kurti shtoi se në muajin e ardhshme bëhen katër vite që Komisioni Evropian për herë të dytë ka rekomanduar heqjen e vizave, por kjo nuk po ndodh për shkak të ndonjë vendi anëtar i cili ende refuzon.
“Ka nganjëherë deklarata nga Brukseli që nuk janë as në linjë me vetë Brukselin, dhe ne përpiqemi që me durim e përkushtim t’i sqarojmë ata, por nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë se kaq”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se sa i përket programit të NATO-s për Partneritet dhe Paqe ne kemi marrë pjesë në Defender Europe 21 vitin e kaluar me 330 ushtarë, kemi qenë në mesin e 16 vendeve mikpritëse, do të marrim pjesë edhe në Defender Europe 23.
“Në aspektin ndërkombëtar i plotësojmë të gjitha kërkesat dhe nevojat si kontribuues në sigurinë globale. Ajo çfarë bëjë unë për mbrojtjen e vendit dhe ushtrinë e Kosovës është se e rrisim buxhetin për 52%, mirëpo se kur do të na pranojnë, ku e si në masë të konsiderueshme e dini që nuk varet prej neve”, tha Kurti./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...