Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti me rastin e 19 vjetorit të zhdukjes së tij.
Kurti përmes një statusi në Facebook ka thënë se shkollat dhe universitetet e Kosovës duhet ta bëjnë maksimumin që gjeneratat e reja të formohen me frymën e qytetarisë e kombëtarizmit të teorisë së Ukshin Hotiti, përcjell Arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Sot është përvjetori i ditës kur Ukshin Hoti u lirua prej burgut të Dubravës për t’u rrëmbyer e për t’u zhdukur. Më 17 maj 1994 u arrestua gjatë okupimit, për t’u dënuar mandej me pesë vjet burg. Më 16 maj 1999, u lirua, doli nga burgu gjatë luftës, për t’u rrëmbyer menjëherë. Edhe sot, 19 vite më vonë, nuk dihet asgjë për fatin e njërës prej mendjeve më brilante të kombit tonë, një shkencëtari të mirëfilltë të politikës.
Të gjithë i dimë paradokset e Ukshin Hotit: nga qenia në pushtet doli në rrugë, nga pozitat e larta në sistem shkoi në burg për Republikën, nga legaliteti kaloi në ilegalitet, nga Harvardi u kthye në Krushë të Madhe. Në fakt, Ukshin Hoti s’është paradoksi. Të tjerët janë paradoks.
Ukshin Hoti kishte edhe dije, edhe guxim, edhe veprim. Ishte profesori më i mirë për studentët sepse gjithkë e bënte student ndërkohë që vetë studionte vazhdimisht.
Vështirë të gjendet ndonjë libër tjetër si “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare” ku politika dhe shkencat politike, filozofia dhe historia, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe demokracia, morali dhe ideali, na jipen në një ndërthurje të këtillë organike, madje edhe me vlerë universale dhe njëkohësisht të përkthyera në realitetin tonë kombëtar e shoqëror.
Profesori Ukshin Hoti është në zemrat e në mendjet tona. Shkollat e universitetet tona duhet ta bëjnë maksimumin që gjeneratat e reja të formohen me frymën e qytetarisë e kombëtarizmit të teorisë së Ukshin Hotit, ndërsa shteti i Kosovës e ka për detyrë parësore të këmbëngulë tek përgjegjësit për zhdukjen e tij, pra tek Serbia, që sa më shpejt të zbardhet fati i tij e i të pagjeturve të tjerë./Arbresh.info
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...