Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media, raporton Arbresh.info.
Kurti pritet të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago, ku do jetë pjesë e panelit të diskutimit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago. Kryeministri Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike””, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI”.
Po ashtu, përgjatë qëndrimit në ShBA, sipas njoftimit, Kurti do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale./Arbresh.info/
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...