Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër.
Së bashku me Kurtin në këtë udhëtim është edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shkruan Arbresh.info.
Ata së bashku do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024”, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre.
Pastaj Kurti do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit./Arbresh.info/
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...
Koperniku: 2024 ishte viti më i nxehtë në histori
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet