Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Zyra e Kryeministrit njofton se përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj.
“Gjatë qëndrimit në ShBA, Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz gjithashtu do të takojnë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës atje. Në fund të vizitës, kryeministri Kurti do mbajë ligjëratë në Universitetin prestigjioz Yale, mbi rrugëtimin demokratik të Republikës së Kosovës 25 vjet pas çlirimit, qeverisjen dhe rritjen ekonomike”, njofton ZKM-ja./Arbresh.info/
Arkeologët zbulojnë një varrezë historike të periudhës helen...
Marrëveshja për të burgosurit, ministri danez i Drejtësisë p...
Hoxha fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregull...
Haxhiu nënshkruan kontratën për renovimin e IML-së
Shukri Buja mungon për arsye shëndetësore, shtyhet gjykimi n...
Krijimi i “Shteti Bektashi” brenda Shqipërisë, reagon delega...